Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Thesi i shkyem”: Investimi i qindra miliona eurove në bujqësinë e Kosovës nuk e uli importin

by te Sheshi
17/12/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
“Thesi i shkyem”: Investimi i qindra miliona eurove në bujqësinë e Kosovës nuk e uli importin

Nga Bashkim Kastrati

Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese-Preportr e cila funksionon në kuadër të organizatës Çohu! sot gjatë një konference për media ka prezantuar hulumtimin mbi ndikimin e granteve dhe subvencioneve në fushën e bujqësisë të titulluar: “Thesi i shkyem”

Arton Demhasaj, drejtor i organizatës Çohu! ka thënë se ky hulumtim ka për qëllim analizimin e investimeve në fushën e bujqësisë dhe ndikimin ekonomik që kanë dhënë këto investime.

Për të parë këtë ndikim, Preportr ka marrë për bazë produktet në të cilat është investuar më së shumti, si qumështi, mishi i gjedheve, gruri si dhe perimet.

“Në periudhën 2013-2015 janë investuar rreth 220 milionë euro në fushën e bujqësisë, por kjo nuk e ka ulur importin, përkundrazi kemi rritje të importit për produktet bujqësore për të cilat jepen grante dhe subvencione për 21 milionë euro, ndërsa eksporti në këtë periudhë është rritur vetëm për  900 mijë euro”, ka thënë Demhasaj.

Ai ka duke prezantuar të gjeturat e hulumtimit, ka thënë se  ky investim nuk ka ndikuar që të ketë rritje të pjesëmarrjes së bujqësisë në GDP.

“Sipas të dhënave të ASK-së, në vitin 2013 pjesëmarrja e bujqësisë në GDP ishte 11.9 %, në vitin 2014 ishte 11.8 %, ndërsa në vitin 2015 ishte 11.0%”, theksoi Demhasaj.

Ndërsa Besnik Boletini gazetar hulumtues dhe bashkautor i hulumtimit ka thënë se është shqetësuee se si Ministria e Bujqësisë nuk ka të dhëna në lidhje me mjetet totale të investuara në fushën e bujqësisë në nivel vendi. Ky fakt sipas tij, shpërfaqë mungesën e koordinimit ndërinstitucional. Kjo ministri nuk ka të dhëna se sa ka investuar secila komunë dhe sa kanë investuar donatorët në komuna.

Ai prezantoi investimet që janë bërë në disa sektorë dhe ndikimin që kanë pasur këto investime në këto produkte duke i krahasuar me importin, eksportin (sasinë dhe vlerën), konsumin, prodhimin në nivel vendi si dhe trendin e të punësuarve në fushën e bujqësisë në periudhën 2013-2015.

“Vetëm për trashjen e viçave dhe përpunimin e mishit nga Ministria e Bujqësisë për vitet 2013-2014 janë investuar me shumë se 7 milionë euro. Ky investim nuk ka ndikuar në rritjen e eksportit, kurse importi ka shënuar rritje. Në total janë importuar më shumë se 21 milionë euro mish të gjedhit. Ndërsa eksporti ka qenë i vogël, vetëm 5500 euro brenda tri viteve”, ka thënë Boletini.

Ai ka thënë se hulumtimi është marrë edhe me investimet që janë bërë në serra dhe kultivimin e perimeve në fushë të hapur. Investimet në serra në formë të granteve dhe të subvencioneve kapin vlerën rreth 12.4 milionë euro.

Ky investim nuk ka ndikuar që të ketë zvogëlim të importit në perimet që janë analizuar në këtë hulumtim. Eksporti ka shënuar një rritje të vogël.

Importi i domateve prej vitit 2013 deri ne vitin 2015 është gati 14 milionë euro. Eksporti ishte vetëm 40 mijë e 300 euro.

Prodhimi i domateve nuk ka shënuar rritje të madhe. Sipas të dhënave të ASK-së, në vitin 2013 Kosova ka prodhuar 17,291 ton domate, ndërsa në vitin 2014 prodhimi ishte pothuajse i ngjashëm me 17,386 ton.

Te specat poashtu dallimi në mes eksportit dhe importit është shumë i madh. Vlera e importit ishte 12.4 milionë eksporti gati 1 milion euro.

Vetëm të trangujt ka pasur një rritje të theksuar të eksportit, prej vitit 2013 deri në vitin 2015. Në vitin 2013 eksporti ishte vetëm 645 euro, ndërkaq u rrit më 2015 në më shumë se 44 mijë euro. Importi i këtij produkti mbetet shumë i lartë dhe ka shënuar rritje prej vitit në vit. Në total për tri vite janë importuar 4.4 milionë euro.

Hulumtimi tregon se edhe në grurë në periudhën 2013-2015 u investuan në formë të subvencioneve mbi 17 milionë euro. Në këtë periudhe pati një rritje të lehtë të eksportit në gati 58 mijë euro, importi arriti në gati 35 milionë euro.

“Edhe tek qumështi është investuar shumë. Pavarësisht kësaj, importi i qumështit ka shënuar rritje prej vitit në vit. Sipas të dhënave që janë siguruar nga listat e përfituesve të publikuara nga Ministria e Bujqësisë për vitet 2013- 2015, në formë të granteve dhe subvencioneve janë investuar 15 milionë e 970 mijë e 926 euro”,u shpreh Boletini.

Ndërkaq sipas tij, importi i qumështit nuk ka shënuar rënie, madje ai është rritur për gati 3 milionë euro prej vitit 2013 në vitin 2014. Importi ishte më shumë se 41 milionë euro. Eksporti 412 mijë euro.

Ai tha se edhe trendi i punësimit në fushën e bujqësisë ka shënuar rënie në periudhën e lartpërmendur. Të dhënat e Anketës së Fuqisë Punëtore sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë për një trend të theksuar të rënies së numrit të të punësuarve në sektorin e bujqësisë. Në vitin 2013 në fushën e bujqësisë kanë qenë të punësuar 5.4 për qind të qytetarëve, në vitin 2014 2.3 për qind dhe në vitin 2015 1.8 për qind.

Hulumtimi ka gjetur se në listat e përfituesve të granteve për periudhën 2013-2015 ka edhe financues të PDK-së dhe Vetëvendosjes. Preportr ka gjetur 13 përfitues të granteve që kanë dhënë donacione për këto dy subjekte politike, e para që është në pushtet në nivel qendror, ndërsa e dyta në opozitë. 9 përfitues kanë dhënë donacione për PDK-në, ndërsa katër kanë dhënë donacione për VV. Shumica e këtyre financuesve kanë marrë dy herë grante brenda dy viteve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, as shpërndarja e granteve duket se nuk është bërë në mënyrë të drejtë për të gjitha komunat. Nga komunat e vogla, Skenderaj (98 grante me vlerë 5,736,842 euro) Drenasi (56 grante me vlerë 3,289,985 euro) kanë përfituar më së shumti, krahasuar me komunat tjera më të mëdha, ku ka potencial më të madh për zhvillimin e bujqësisë si ajo e Mitrovicës (57 grante me vlerë 2,860,412.52 euro), Pejës (45 grante me vlerë 2,015,449), Gjakovës (42 grante me vlerë 3,501,334 euro), Gjilanit (35 grante me vlerë 2,841,763 euro) etj. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Përgjegjës për gjakderdhjen në Siri? Po, deklaron Obama

Përgjegjës për gjakderdhjen në Siri? Po, deklaron Obama

Turqia nuk gjen prehje nga terrori: shpërthim terrorist në Kajseri, ka të vdekur e të plagosur

Turqia nuk gjen prehje nga terrori: shpërthim terrorist në Kajseri, ka të vdekur e të plagosur

Përpiqet ta shtypë ish-të dashurin duke kënduar këngë krishtlindjesh

Përpiqet ta shtypë ish-të dashurin duke kënduar këngë krishtlindjesh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni