Një unazë dhe një varëse të cilat kanë arritur t’u shpëtojnë nazistëve për të ardhur deri në ditët tona të fshehur në fund të një filxhani kanë bërë xhiron e rrjetit gjatë këtyre ditëve. Zbulimi i jashtëzakonshëm është bërë në muzeun e kampit të përqendrimit në Auschwitz Birkenau të Polonisë, nga një prej punëtorëve të pastrimit.
Ena ka ruajtur për më shumë se 70 vite këtë thesar të vogël që i takonte dikujt, i cili më pas është deportuar. Shumë persona gjatë Luftës së Dytë Botërore kërkonin të fshihnin objektet e tyre personale, në mënyrë që të mos përfundonin në duart e rojeve. /tesheshi.com/