Tedi Blushi, një ish-gazetar politike e sot zëdhënës i presidentit Meta, ka përcjellë një mesazh tërësisht politike në kulmin e krizës.
Duke përdorur haptazi slloganin e opozitës, në emrin e kreut të shtetit ai është shprehur me një gjihë tërësisht politike, duke thënë se “Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i ‘çunave të Shijakut’ që kërkon të instalojë ‘Narko-Republikën’ e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë Europa!”, shprehet Blushi.
Ky është një tjetër rast që tregon zhvedosjen e kreut të shtetit nga institucioni i Presidencës drejt kampit opozitar PD-LSI, duke e thelluar akoma dhe me tëj krizën. /tesheshi.com/