Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

The Guardian: Shkupi, gati të hapë rrugë në konfliktin e çuditshëm 24-vjeçar për emrin me Greqinë

by te Sheshi
17/12/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
The Guardian: Shkupi, gati të hapë rrugë në konfliktin e çuditshëm 24-vjeçar për emrin me Greqinë

Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski thotë se do të ishte i hapur për të ndryshuar emrin e vendit të tij, duke rritur shpresat për dhënien fund të grindjes më të pazakontë diplomatike në botë, e që zgjat prej 24 vjetësh. Kështu shkruan gazeta londineze, The Guardian në një artikull që përmban deklaratat esksluzive të Gruevskit. Sipas gazetës, konflikti me Greqinë për emrin, përbën një grindje linguistike e kështu edhe një konflikt të pazakontë.

Në vitin e themelimit, 1991, kur Maqedonia deklaroi pavarësinë nga Jugosllavia, vendi iu referua formalisht vetes si republika e Maqedonisë e kjo shkaktoi zemërimin e grekëve që ndjenë se fqinjët u kanë “vjedhur” emrin e provincës epike greke, që shtrihet menjëherë në jug të kufirit greko-maqedonas.

Por, tashmë, sipas gazetës, kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski thotë se ai ka vullnetin për të rihapur dialogun me Greqinë në lidhje me këtë çështje – duke theksuar se çdo ndryshim i mundshëm i emrit duhet të hidhet në referendum në Maqedoni. “Ne jemi të gatshëm të diskutojmë, të hapim rrugët e dialogut me ta, dhe të gjejmë zgjidhje”, tha Gruevski në një intervistë me “the Guardian”.

Greqia prej kohësh tashmë, akuzon Maqedoninë se po përvetëson aspekte domethënëse të kulturës helene në mënyrë që të ndërtojë identitetin kombëtar të një shteti me shumicë sllave. E kjo përfshin edhe simbolin e diellit në flamurin e Maqedonisë dhe heroin e lashtësisë, Aleksandrin e Madh, emrin e të cilit mban edhe aeroporti i Maqedonisë.

Grindja ka bërë që Greqia të bllokojë fqinjen e saj nga anëtarësimi në NATO dhe në BE, dhe ka bërë që NATO t’i referohet Maqedonisë si ish-republika Jugosllave e Maqedonisë, derisa konflikti për emrin të zgjidhet.

Diskutimet e deritanishme kanë përfshirë shtimin e fjalëve përpara emrit si Maqedonia e Sipërme, apo Maqedonia e Re, por asnjë nga këto variante nuk ka pasur konsensus.

Pas shumë vitesh intrasigjence nga të dyja palët, lideri i Maqedonisë tashmë sugjeron se mund të jetë i përgatitur të lëshojë më shumë terren ndaj Greqisë, afërisht dy dekada e gjysmë pas nisjes së konfliktit kur u shpërbë Jugosllavia.

“Duam që sa më shpejt të jetë e mundur të dialogojmë me Greqinë për të gjetur zgjidhje, dhe nëse gjejmë zgjidhje, duhet t’u drejtohemi qytetarëve e të organizojmë një referendum”, tha Gruevski. “Përmes dialogut duhet të gjejmë një zgjidhje e cila do të shtrohet për qytetarët me pyetjen: a është e drejtë apo jo”, shtoi ai.

Nga të dyja palët, ka edhe sinjale të tjera që tregojnë se konflikti jetëgjatë mund të zgjidhet. Në prag të një vizite në Athinë, ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Poposki shprehu optimizëm, duke i thënë të përditshmes më të madhe greke, Kathimerini se “kushtet janë mëse të pjekura” që grindja për emrin të zgjidhet.

Vizita, e para në 15 vjet, sugjeron se me Greqinë e rënë në gjunjë për shkak të krizës ekonomike dhe me krizën e refugjatëve në Europë që ka përfshirë të dyja vendet, fqinjët ballkanikë duket se po shtrojnë rrugën për një kompromis.

Masa të tjera që kanë kontribuar në këtë rrugë janë edhe dhënia fund e embargos ndaj Shkupit, me anë të një vizite të ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias, zhvilluar në qershor të këtij viti. Aty ai deklaroi: “Ne dëshirojmë që të gjithë fqinjët tanë të jenë anëtarë të Bashkimit Europian… për shkak se vendi ynë, në një shkallë të madhe, është i varur nga ajo që ndodh në Ballkanin si një i tërë”.

Pjesëtarë të rëndësishëm të qeverisë së majtë të Alexis Tsipras prej kohësh kanë lënë të kuptohet se do të preferonin ta hiqnin qafe këtë problem, që kryesisht konsiderohet një faj i nacionalizmit të djathtë grek.

Frikërat në Athinë për agresion territorial ndaj provincës greke të Maqedonisë – ushqyer nga ajo që është përceptuar si pretendim i republikës së vogël me marrjen e emrit, tashmë janë zbehur.

Duke qenë se më parë, grekët ishin të paepur në qëndrimin e tyre se asnjë emërtim i shtetit nuk duhet të përmbante fjalën Maqedoni, Athina deklaroi në vitin 2007 se do të jepte leje për një emër të përbërë ku edhe mund të shfaqej kjo fjalë. Por shteti i vogël ballkanik vijoi të këmbëngulte se donte të njihej si republika e Maqedonisë.

“Ne e kemi bërë lëshimin tonë”, tha një zyrtar grek i Ministrisë së Jashtme për gazetën. “kemi propozuar një emër të përbërë që të ketë referenca gjeografike për çdo përdorim”.

Çështja e emrit pritet të dominojë bisedimet në Athinë. Një arritje e menjëhershme e kompromisit përjashtohet. Por, vizita e Poposkit dhe nevoja për të adresuar edhe shumë çështje të tjera të rëndësishme, mund paralajmërojë nisjen e fundit të një prej konflikteve më të çuditshme diplomatike.

Përgatiti Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Putinit nuk i ikën inati: Turqia u tregua armike me Rusinë

Putinit nuk i ikën inati: Turqia u tregua armike me Rusinë

Blushi “rikthehet” në PS: kritikon PD-në për protestat e nisura

Blushi “rikthehet” në PS: kritikon PD-në për protestat e nisura

Facebook lançon “Year in review”

Facebook lançon “Year in review”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni