Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

The Guardian/ Ja çfarë nuk di Donald Trump: muslimanët që formësuan Amerikën, nga kirurgët e trurit deri tek reperët

by te Sheshi
09/12/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
The Guardian/ Ja çfarë nuk di Donald Trump: muslimanët që formësuan Amerikën, nga kirurgët e trurit deri tek reperët

Komentet e Donald Trump kanë zgjuar reagime nga më të ndryshmet, posaçërisht në media.

The Guardian, në një artikull të gjatë shkruan se nëse Trump dëshiron të ndalojë muslimanët të hyjnë në Amerikë, ai nuk e di se pa ta, vendi do të ishte shumë më i varfër.

“Çfarë kanë bërë muslimanët për Amerikën? Nëse burimi i vetëm i informacionit do të ishte Trump, nuk kanë bërë ndonjë gjë të madhe, përveçse kanë vrarë qytetarët e këtij vendi dhe janë përpjekur të shkatërrojnë vlerat e tij.

Por, edhe Skocia ka pasur të njëjtin mendim për Trump përpara se ai të shkonte atje me një nga resortet e veta të golfit.

Ajo që Trump duket se nuk e kupton dot është historia e vetë vendit të tij dhe sesa shumë arritje amerikane me vlerë për t’u përmendur janë puna e njerëzve të mirë, muslimanëve, që ai dëshiron t’i mbajë jashtë Amerikës”, shkruan gazeta.

Dhe më pas, jep një listë jo përfundimtare sigurisht, të atyre gjërave që muslimanët kanë bërë për Shtetet e Bashkuara, duke komentuar se “është shumë më impresive sesa ato që Trump ka bërë për atdheun e tij”.

Muslimanët ishin pjesë e Shteteve të Bashkuara që nga fillimet. Mes atyre që luftuan nën komandën e gjeneralit George Washington në ushtrinë kontinentale ishin edhe Bampett Muhammad e Yusuf Ben Ali.

Washington-i që më pas u bë presidenti i parë i Amerikës, nuk i kishte problem muslimanët në ushtrinë e tij. Duke u dhënë atyre nderin e shërbimit për Amerikën, ai e bëri të qartë se njerëzit nuk kanë përse të jenë të një besimi apo etnie specifike për të qenë patriotë amerikanë. Trump dëshiron ta kthejë pas këtë parim.

Mbretëria muslimane e Marokut ishte vendi i parë që njohu Amerikën shtet në vitin 1786, kur dy vendet nënshkruan Traktatin e Paqes dhe miqësisë mes tyre që është ende në fuqi sot, marrëveshja më jetëgjatë e llojit të saj në histori.

Shtetet e Bashkuara nuk do të dukeshin si duken sot nëse nuk do të ishte për një musliman, Fazlur Rahman Khan. Amerikani i lindur në Dhaka të Bangladeshit njihet si “Ajnshtajni i strukturave inxhinierike”, pasi ai projektoi sistemin e strukturave me tuba që revolucionarizoi ndërtimin e grataçielave.

Rezultati ishte një gjeneratë grataçielash që reduktoi sasinë e çelikut të nevojshëm në ndërtim e që ndryshoi relievin e qyteteve amerikane.

Terroristët islamikë mund të kenë hedhur në erë Qendrën Botërore të Tregtisë, por pa shpikjen e  Khan, kullat binjake nuk do ishin ndërtuar fare. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kullën e vitit 2009, Trump International Hotel dhe atë të Trump në Chicago.

Një tjetër musliman, Shahid Khan është personifikimi i ëndërrës amerikane. Miliarderi i lindur në Pakistan, mbërriti në Shtetet e Bashkuara kur ishte vetëm 16 vjeç. Ai gjeti një punë me 1. 20 dollar ora për të larë enët, më shumë se pjesa më e madhe e punonjësve merrte në Pakistan në atë kohë.

Tashmë, 65-vjeçari, më i njohur në Europë si pronar i sport-klubit Fulham, është në krye të një kompanie pjesësh makinash me vlerë 4.9 miliardë dollarë, apo personi i 360 më i pasur në planet dhe tre herë rresht revista Forbes e ka nxjerrë atë në kopertinë si fytyrën e ëndrrës amerikane.

Huma Abedin mund të jetë gruaja më e pushtetshme muslimane e Amerikës. 39-vjeçarja është asistente prej një kohe të gjatë e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.  Në vitin 2012, pesë kongresmenë republikanë i shkruan Departamentit të Shtetit duke pretenduar për lidhje të saj shumë të afërta familjare me organizata të huaja ekstremiste. Pretendimet u hodhën poshtë në Washington Post si paranojake, sulme të pabaza dhe njollosëse. Por, në vitin 2015, është Donald Trump që mund të mbështesë sërish fushata të tilla.

Pa Ayub Ommaya shumë njerëz, disa prej të cilëve amerikanë, do të kishin vdekur apo vuajtur nga dhimbje të padurueshme. Në vitin 1963, amerikani i lindur në Pakistan, një kirurg musliman shpiku kataterin intraventikular. Bëhet fjalë për një instrument të butë, plastik që vendoset nën lëkurën e kokës e që ka marrë emrin “Rezervuari

Ommaya” që më pas lidhet me nje katater në tru. Rezervuari përdoret për të ndërmarrë kimioterapinë drejtpërdrejt në vendin e caktuar për tumoret e trurit.

Për shumë fansa të muzikës së viteve ‘80-‘90, rryma hip-hop ishte i pari ekspozim intrigues ndaj kulturës muslimane dhe fesë islame. Pas shumë rrymave të tjera, u gjet hapësira për një element më shpirtëror dhe fetar. Spektri i reperëve muslimanë është i larmishëm, Yasiin Bey,  T-Pain,  Andre 3000, Lupe Fiasco, Ice Cube e Busta Rhymes.

Shprehja e besimit përmes hip-hopit rrodhi në muzikë përmes grupeve si “Kombi i Islamit” apo “Kombi pesë përqind”. Më shumë njihet Rakim, ndoshta reperi i parë musliman dhe me më shumë ndikim që foli hapur për besimin e tij.

Imagjinoni skenën. Eshtë viti 1904 në panairin botëror St Louis. Një shitës lokal akulloresh i janë mbaruar enët për të shërbyer. Si do ta hanë akulloren amerikanët tani, me duar apo do ta lëpijnë si kafshët. Për fat të mirë, në kthinën ngjitur është një emigrant musliman sirian.

Ernest Hamwi shet aty diçka të quajtur zalabia, një produkt të ngjashëm me vaferin. Ai rrotullon një prej tyre në formë koni për ta mbushur me akullore dhe ja ku u shpik kaushi i parë i akulloreve. Por jo vetëm kaushi. Tashmë zalabia është aq e integruar në shoqërinë amerikane sa edhe Martha Stewart ka një recetë për të.

Trump shkroi në rrjetet sociale gjatë javës: “Obama tha në një fjalim se muslimanët janë heronjtë tanë në sport. Për çfarë sportesh e ka fjalën dhe për kë?”.

Një nga këta heronj të sportit, është dikush që ju e njihni shumë mirë, Zoti Trump. Ja disa të dhëna. Ai njihet si Louisville Lip, tre herë kampion i peshave të rënda në boks. Po, në vitin 1965 ai e ndryshoi emrin nga Cassius Clay në Muhammad Ali e më pas dha edhe intervista ku shpjegon perspektivën e besimit të tij të ri.

Farah Pandith punoi për administratën e George W. Bush në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në vitin 2009, ajo ishte e dërguara e Hillary Clinton në komunitetet e botës islamike. Ajo argumenton se ISIS po shfrytëzon një krizë identiteti të të rinjve muslimanë.

Pas fundit të skllavërisë, shumë afro-amerikanë nisën të zhvendosen në qytetet e mëdha masivisht. Por për shkak të kufizimeve në strehim dhe punësim, si politika qeveritare, ata jetonin në geto të trazuara. Në një kontekst të tillë, ata u kthyen në atë që besonin se ishte feja e paraardhësve të tyre. Shumë nga këta njerëz u frymëzuan nga një orator brilant, i lindur si Malcolm Little në vitin 1925, por që u bë i famshëm si Malcolm X. Ai u bëri thirrje afro-amerikanëve të hidhnin poshtë prangat e racizmit, “me çdo mjet të mundshëm” përfshirë dhunën, një mesazh i kundërt me atë të aktivistit të të drejtave të njeriut, Dr Martin Luther King, që bënte thirrje për mosbindje civile paqësore.

Ahmed Zewail fitoi çmimin Nobel në kimi në vitin 1999, duke u bërë shkencëtari i parë i lindur në Egjipt që nderohej me këtë çmim. Ai njihet si “babai i Femtokimisë” dhe për punën e tij inovatore në vëzhgimin e transformimeve të shpejta molekulare.

Zewail, tashmë 69 vjeç, e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Shtetet e Bashkuara ku tashmë është profesor i kimisë dhe fizikës në Caltech. Ai u bashkua me grupin e këshilltarëve të Obamës në fushat e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit në vitin 2011.

A mund që muslimanët të jenë edhe humoristë? Patjetër. Kur Rupert Murdoch shkroi në Twitter këtë janar: “Ndoshta shumica e muslimanëve janë paqësorë, por deri kur të njohin dhe shkatërrojnë kancerin xhihadist duhen mbajtur përgjegjës”, Aziz Ansari iu kundërpërgjigj: Rups, a mund të kemi një manual hap pas hapi. Si mund që prindërit e mi 60-vjeçarë të ndihmojnë në shkatërrimin e grupeve terroriste? Na këshilloni, ju lutem”.

Përgatiti: Juli Prifti – tesheshi.com

 

 

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
Kërcënimet ruse sjellin në Tiranë kreun e NATO-s, Stoltenberg

Kërcënimet ruse sjellin në Tiranë kreun e NATO-s, Stoltenberg

Hidhet nga 4 mijë metra pa parashutë, pamje të pabesueshme (video)

Hidhet nga 4 mijë metra pa parashutë, pamje të pabesueshme (video)

AKEA në Kosovë padit shtetin, ky i fundit bën të paditurin

AKEA në Kosovë padit shtetin, ky i fundit bën të paditurin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.