Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

The Economist: Rreziqet por edhe përfitimet e vetmisë

Vetëm për të reflektuar dhe ndenja e braktisjes nga shoqëria, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra...

by te Sheshi
11/04/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
The Economist: Rreziqet por edhe përfitimet e vetmisë

Uilliam Shekspirit i njihet merita kryesore për trajtimin e kësaj gjendjeje. Koriolanus, një nga heronjtë e tij, e krahason shkuarjen në mërgim me një “dragua të vetmuar” që tërhiqet në strofkën e vet. Gjenerali romak ishte duke folur për një gjendje fizike: një person i vetmuar ishte thjesht fillikat.

Më pas, falë poetëve romantikë, kjo fjalë mori ngjyrime më emocionale. Vetmia u bë një gjendje e shpirtit. Për Uilliam Uordsuort, bota natyrore na ofronte një shkëputje nga ndjenjat negative të izolimit. Në fillim të shekullit XX-të, vetmia ishte konsideruar si një nga vuajtjet tipike të jetës urbane.

Filozofia e njohur Hana Arend ankohej se ndjenja që “dikur ishte një përvojë e rrallë, e vuajtur zakonisht në kushte të caktuara sociale si pleqëria, është bërë sot një përvojë e përditshme e masave gjithnjë më të mëdha”.

Shqetësimet e saj vlejnë edhe sot, pasi vetmia identifikohet shpesh si një problem serioz i shëndetit publik, madje një epidemi, që prek si të moshuarit ashtu edhe të rinjtë. Gjatë pandemisë së Covid-19, gjysma e britanikëve raportuan se ndiheshin shpeshherë të vetmuar.

Më vështirë e patën ata të moshës 16-24 vjeç. Telefonat inteligjentë, mediat sociale, takimet në internet dhe puna nga shtëpia fajësohen për ndjenjat e distancimit nga shoqëria. Tre libra të rinj e trajtojnë këtë çështje.

Në librin e tij “Të gjithë njerëzit e vetmuar”, psikologu Sem Kerr ka përmbledhur histori të njerëzve që ndihen të shkëputur apo të braktisur nga shoqëria. Një refugjat adoleshent afgan përpiqet të integrohet në një shkollë në Somerset. Një 80-vjeçar lëngon në një shtëpi të moshuarish.

Kerr e trajton këtë temë me shumë ndjeshmëri, duke ndërthurur përvojat e tyre me të tijat, veçanërisht rolin e tij si një prind i vetëm. Autori ndalet gjatë tek dhimbja nga humbja, thyerja e zemrës dhe traumat e fëmijërisë, dhe nënvizon stigmën e të qenit i mbyllur në vetvete dhe pa miq.

Në disa aspekte, libri nuk të ofron vetëm një lexim të zymtë e të padurueshëm, por teksa e shfleton shumëkush pyet veten nëse vetmia është një pjesë e pashmangshme e gjendjes njerëzore. Jo pak dëshmi sugjerojnë gjithashtu se vetmia nuk është dhe aq një ndjenjë e vetme, sesa një emër për një përzierje emocionesh dhe oreksesh të pakënaqura.

Në librin e dytë “Vetmia”, Neta Ueinshtein dhe Tui Ngujen, që të dy profesorë të psikologjisë, janë bërë bashkë me Hedhër Hansen, një gazetare amerikane e çështjeve të shkencës, për të reflektuar mbi efektet pozitive të kohës së kaluar vetëm.

Ato e nisin veprën me një përshkrim të mitologjisë së vetmisë, të krijuar nga figura të tilla si eseisti francez Mishel Dë Montenj dhe piktori Eduard Hoper. Më pas ata bazohen tek studimet laboratorike, intervistat dhe sondazhet për të shpjeguar sesi të qenit vetëm, ndikon vërtet në psikikën njerëzore.

Është e zakonshme që vetmia dhe të qëndruarit vetëm të trajtohen si sinonime. Në fakt, nuk janë të tilla. Autorët sugjerojnë se ajo që portretizohet negativisht si njëra gjendje, mund të riformulohet pozitivisht si gjendja tjetër. Për këtë qëllim, ata e vënë theksin tek mundësitë restauruese që ofron të qëndruarit vetëm dhe përfshijnë në shpjegim edhe udhëzime praktike.

Në një botë të zhurmshme dhe të mbushur me njerëz, argumentojnë ata, njerëzit duhet të gjejnë kohë për të qëndruar për disa momente vetëm, larg stimujve që tërheqin vëmendjen. Të intervistuarit në këtë libër, e konsiderojnë mungesën e shoqërisë si të favorshme për autonominë e tyre. Por kjo varet nëse vetmia është një gjendje e zgjedhur apo e detyrueshme. Nëse është kjo e fundit, siç ndodh në rastin e të përjashtuarit nga shoqëria apo për të burgosurit, atëherë ajo është shpesh një gjendje e mjerueshme. Ndërkohë vetmia e zgjedhur, mbi të gjitha në mjediset natyrore, ofron hapësirë për reflektim.

Ajo mund t’i hapë derën “përvojave kulmore” si habia, magjepsja, harmonia, madje edhe ekstaza. (Në një epokë dixhitale ku jemi tejet të lidhur me njëri-tjetrin, shumë lexuesve mund të mos i pëlqejnë gjasat për t’u shkëputur ndonjëherë prej tyre për një kohë të gjatë për të pasur përvoja të tilla).

Nga ana tjetër Paskal Brykner sheh një botë në tërheqje nga shoqërueshmëria, në favor të një izolimi komod. Libri i tij “Triumfi i pantoflave”, bazohet jo tek kërkimet shkencore, por në traditën franceze të kritikës së mprehtë sociale. Një filozof dhe polemist, Brykner e quan periudhën aktuale ”një tërheqje e madhe të njeriut nga bota”.

Sipas tij ka mbaruar hapja e madhe e fundit të shekullit XX dhe “po shkohet drejt mbylljes së mendjeve dhe hapësirave”. Ai përshkruan një shoqëri, ku shumica e detyrave mund të kryhen pa dalë nga shtëpia. Libri i tij është i mbushur me referenca për Niçen, Platonin dhe Rusoin.

Edhe pse argumenti i tij shkon në shumë drejtime, mesazhi kryesor i Brykner është nevoja që njerëzit të rimësojnë artin e intimitetit. “Vetmia ndërvepruese”, e mundësuar nga teknologjia, nuk është zëvendësuese për “teatrin e madh të botës” thekson në këtë libër filozofi francez. Bryner ofron për lexuesit një listë kontrolli, për të shmangur ndjenjat e qëndrueshme dhe gërryese të vetmisë: “A kemi dashur mjaftueshëm, a kemi dhënë mjaftueshëm, a kemi pasur mjaftueshëm, a kemi përqafuar mjaftueshëm?”. Nëse këta libra kanë të drejtë, shumë lexues do ta gjejnë veten duke u përgjigjur me “Jo”. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Politico: A mundet inteligjenca artificiale amerikane të fshijë qytetërimin evropian?

Politico: A mundet inteligjenca artificiale amerikane të fshijë qytetërimin evropian?

Saudia “mbyll” planet për qytetin 105 milje: do të ndërtojë vetëm… një e gjysmë

Saudia “mbyll” planet për qytetin 105 milje: do të ndërtojë vetëm... një e gjysmë

Një provokim i rëndë ndaj Leo Messit

Një provokim i rëndë ndaj Leo Messit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni