Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Thatësira dhe ndryshimet klimatike, ja si do ndikojnë në cilësinë e ujit në Shqipëri

by te Sheshi
21/08/2017
in Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Thatësira dhe ndryshimet klimatike, ja si do ndikojnë në cilësinë e ujit në Shqipëri

Ndryshimet klimatike, sidomos ngrohja globale do të ndikojnë negativisht në cilësinë e ujit të pijshëm në Shqipëri.

Sipas një raporti të fundit të Këshillit Kombëtare të Ujit,  thatësira mund të çojnë në rrëshqitje të dheut, që mund të çajë tubat e furnizimit me ujë dhe të lejojë ndotësit të futen në këto sisteme.  Por mund të çajnë edhe sistemet e largimit të ujërave të ndotura, duke shkaktuar derdhjen e tyre në tokë dhe si rrjedhojë të arrijë në ujërat nëntokësore.

Sipas raportit teknik, ndryshimet klimatike ndikojnë cilësinë e ujit përmes një vijimësie të ndërlikuar mekanizmash natyrorë dhe antropogjenikë. Lloji i pellgut ujëmbledhës, gjeologjia vendore dhe përdorimi i tokës, stina, ndotësi i objektit dhe burimet e mundshme të ndotjes në kushtet vendore duhet të merren në konsideratë. Ndryshimi i cilësisë së ujit do të ndikojë negativisht në ekosisteme, shëndetin njerëzor dhe besueshmëri, si dhe kostot e operimit të shërbimeve ujore, shkruan Monitor.

Rritja e temperaturës së ajrit, do të ndikojnë gjithashtu në temperaturën e ujit, shtrirja do të ndikohet nga faktorë të ndryshëm si shpejtësia e rrjedhës, avullimi dhe thellësia e ujit. Uji me temperaturë më të lartë ndikon shkallën e proceseve bakteriologjike dhe reaksionet kimike në ujë. Ajo që është më e rëndësishme, kjo temperaturë favorizon rritjen e algave, që në vetvete ul nivelin e ngopjes me oksigjen, duke ndryshuar kështu shtresëzimin e ujit dhe duke intensifikuar eutrofizimin.

Eutrofizimi mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ujit duke ndryshuar transparencën e tij, nivelet e oksigjenit të tretur dhe pehashin, që së bashku mund të kenë ndikime negative në funksionimin e ekosistemit si dhe në shëndetin njerëzor dhe sigurinë, veprimtaritë argëtuese dhe proceset e trajtimit të tij. Eutrofizimi ndikohet gjithashtu nga ngjarje më të shpeshta reshjesh ekstreme, që mund të shpëlajnë lëndët ushqyese duke i dërguar në trupat ujorë.

Jo vetëm ushqyesit, por edhe ndotësit e tjerë si kripërat, koliformat fekale, patogjenët, metalet e rënda dhe kimikatet e ndryshme mund të gjenden dhe të shpëlahen në trupat ujorë, përfshirë rrëketë ujore, liqenet dhe ujërat nëntokësore, në sasi më të mëdha nga rrjedhjet e stuhive dhe përmbytjet, që në vijim mund të dëmtojnë ekosistemet përreth dhe shëndetin njerëzor.

Si i tillë, ky është një rrezik i veçantë në Shqipëri, ku uji dhe trajtimi i ujërave të ndotura shpesh mungon. Këta ndotës mund të vijnë nga tokat bujqësore (plehrat kimike, pesticidet) si dhe nga (mbetjet) urbane dhe burimet industriale. Ngarkesat e mëdha të ndotësve në ujërat sipërfaqësore mund të dëmtojnë cilësinë e ujërave nëntokësore në mënyrë të konsiderueshme. Cilësia e ujit mund të jetë e ndjeshme edhe ndaj disa specieve invazive që mund të shfaqen si pasojë e ndryshimeve në ekosistem të shkaktuara nga ndryshimet e temperaturës së ujit dhe disponueshmëria e ujit e ndikuar nga ndryshimet klimatike. Duke marrë në konsideratë efektet jo të drejtpërdrejta, fenomenet e lidhura me ndryshimet klimatike, mund të dëmtojnë infrastrukturën e rëndësishme të ujit dhe ujërave të ndotura dhe kështu të kërcënojnë cilësinë e furnizimit me ujë.

Në veçanti, thatësira mund të çojnë në rrëshqitje të dheut, që mund të çajë tubat e furnizimit me ujë dhe të lejojë ndotësit të futen në sistemet e ujit të pijshëm, apo në sistemet e largimit të ujërave të ndotura, duke shkaktuar derdhjen e ujërave të ndotura në tokë dhe si rrjedhojë të arrijë në ujërat nëntokësore. Për më tepër, “efektet e kombinuara të temperaturave më të larta, përqendrimet më të mëdha të ndotësve, periudhat më të gjata të ruajtjes dhe sedimentimi i mbetjeve të ngurta mund të sjellë rritje të gërryerjes së tubacioneve të largimit të ujërave të ndotura, jetëgjatësi më të shkurtër të aseteve, më shumë ndotje të ujit të pijshëm dhe kosto më të larta mirëmbajtje.

Me rritjen e nivelit të detit, uji i detit depërton në akuiferët bregdetarë, veçanërisht aty ku ujërat nëntokësore pakësohen për shkak të reshjeve më të pakta. Depërtimi i kripësirës në ujërat nëntokësore është një problem aktualisht ekzistues në afërsi të Lezhës, në Laç. Për më tepër, uji i detit ka hyrë edhe në grykaja, ku rrjedhjet e pakësuara të lumenjve nuk mund të parandalojnë rrjedhjen në kahun e kundërt me rrymën drejt burimit. Ky ndryshim i cilësisë së ujit, ndikon gjithashtu në uljen e disponueshmërisë të ujit të ëmbël për përdorim nga njerëzit dhe nga ekosistemet.

Efektet e ndryshimeve klimatike të përshkruara më sipër tregojnë qartë se cilësia e ujit kërkon vëmendje të menjëhershme për të shmangur ndikimet e konsiderueshme në shëndetin e njerëzve, bujqësi, ekosistemet e lidhura me ujin dhe mjedisin në përgjithësi./tesheshi.com/

Tags: cilesia ujendryshime klimatikethatesire

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Burri vrau gruan, më pas veten: kush janë viktimat e krimit të rëndë…(foto)

Burri vrau gruan, më pas veten: kush janë viktimat e krimit të rëndë...(foto)

Kandidatët për zgjedhjet lokale, Lista Serbe: të gjitha vendimet i konsultojmë me Beogradin

Kandidatët për zgjedhjet lokale, Lista Serbe: të gjitha vendimet i konsultojmë me Beogradin

Kosovë: numri i të sëmurëve me kancer rritet me 30 %

Kosovë: numri i të sëmurëve me kancer rritet me 30 %

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni