Presidenti Hashim Thaçi tha se krijimi i Tribunalit për gjenocidin serb – një propozim i Kadri Veselit, është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkrahur nismën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb, duke thënë se kjo është puna më e mençur që mund të bëjë Kuvendi i Kosovës.
Ai kërkoi që të gjithë të bëhen së bashku për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, në mënyrë që autorët e krimeve të dalin para drejtësisë.
“Debati i sotëm dhe mundësia e nxjerrjes së rezolutës dhe formimi i një komisioni janë punët më të mençura të mundshme që mund të bëjë kuvendi i Republikës së Kosovës . Është një ide shumë e mirë e kryetarit Veseli dhe besoj që të gjithë do të jenë së bashku të dënojnë gjenocidin, spastrimin etnik të Serbisë, dhe njerëzit që kanë kryer këto krime, njerëzit e aparatit shtetëror të Serbisë të dalin para drejtësisë”, tha ai.
Kryefjalë e ditës së sotme qe publikimi i disa fotove të rënda nga aktivizja Flora Brovina, ku ushtarë serbë përdhunonin gra kosovare. /tesheshi.com/