Presidenti Thaçi thumboi sërish BE-në për qasjen e saj ndaj Kosovës, duke thënë se po vepron me standarte të dyfishta.
Prezent në Forumin e Sigurisë “То be Secure” në Budva të Malit të Zi, kreu i shtetit kosovar vlerësoi, por dhe e kritikoi Brukselin, që e lënë mënjanë Kosovën, edhe pse kjo e fundit e kauzë të ardhmen në BE.
“Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, marrëveshjes së Prespës, komunikimit mes shteteve të rajonit, rajoni është në rrugë të sigurt për të ardhmen atlantike. Unë jam veçanërisht i pakënaqur, që pavarësisht punës së mirë që ka bërë Kosova, Bashkimin Evropian po bën vlerësime të standardeve të dyfishta për Kosovën. Por, alternativa jonë është e vetmja e ardhmja për Bashkim Evropian”, deklaroi presidenti Thaçi.
Kujtojmë që ditët e fundit, Thaçi ka promovuar dhe idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë, duke theksuar se kjo po imponohet nga një politikë jo e drejtë ndaj Kosovës. /tesheshi.com/