Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherësh zv. kryeministri i parë Hashim
Thaçi ka zhvilluar sot një takim me grupin parlamentar PDK-së me ç’rast i informoi ata për situatën politike në vend.
“Sapo zhvillova takim me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilin e informova për situatën më të re politike në vend, për agjendën e re parlamentare, për implementimin e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës dhe për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
/tesheshi.com/