Presidenti Thaçi është takuar në Nju Jork me prezidentët e Turqisë dhe Zvicrës, përkatësisht Rexhep Taip Erdogan dhe Alain Berset, prej të cilëve ka marë mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Por veçon ai me Erdogan, ku ky i fundit i ka premtuar angazhim personal për të shtuar numrin e njohjeve të Kosoëvs, si dhe për të bërë të mundur anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare e në veçanti në Interpol. Kujtojmë se Turqia është vendi i parë që njohu Kosovën pas shpalljes së pavarësisë më 2007-ën.
Nga ana tjetër, me presidentin zviceran, është diskutuar roli i këtij shteti si vend i gati gjysmës së diasporës së Kosovës në zhvillimin e kësaj të fundit. /tesheshi.com/