Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, ka përfunduar vizitën zyrtare në Britani të Madhe dhe ka marrë trenin për të udhëtuar drejt Parisit ku ka selinë qendrore agjencia e OKB-së, UNESCO.
Ai pritet të ketë takime në Paris me delegatë të vendeve anëtare në këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s. Këtë e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
“Erdha në Paris për t’u takuar dhe koordinuar me delegatët e shumicës së shteteve në UNESCO. Lobimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO mbetet prioritet për diplomacinë kosovare”, ka shkruar Thaçi.
Ish- kryeministri Thaçi në Paris shihet se ka udhëtuar me trenin Eurostar që lidh Britaninë e Madhe dhe Francën përmes tunelit që kalon nën La Manche./te sheshi.com/