Presidenti Thaçi ka përkujtuar të ndjerin Adem Demaçi, të konsideruar si një “Mandelë” e ndëshkimit serb.
“Para 29 vjetësh ishte liruar nga burgu Adem Demaçi, një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar.
Si shkrimtar i ri dhe i talentuar, ai kishte sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë.
Edhe pas 28 vjetëve, aq sa kishte qëndruar i prangosur, ai asnjëherë nuk e ndali zërin e tij kundër politikës sunduese dhe administrimit serb në Kosovë.
Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare”, shkruan Thaçi në Facebook. /tesheshi.com/