Presidenti Thaçi i kërkon sërish kryeminitrit në detyrë Albin Kurti, që t’i dërgojë emrin e një mandatar të ri për formimin e një tjetër kabineti. Kjo, pasi Kurti e qeveria e tij ka rënë më mocion mosbesimit.
Kreu i shtetit të Kosovës, si argument ofron faktin se këtë po ia kërkon shumica e partive me të cilat ai është konsultuar.
Nga ana tjetër, Kurti ka gjetur arsyetim kushtetues për ta vijuar qeverisjen, edhe pse i rrëzuar me mocion mosbesimi, duke kërkuar që pas pandemisë të shkohet sërish në zgjedhje të parakohshme. /tesheshi.com/