Një ditë pasi që opozitarët kundërshtuan fuqishëm përmes fjalimeve në Kuvend që Thaçi të jetë kryenegociator i bisedimeve në fazën finale me Serbinë, ky i fundit ka ironizuar keq me ta.
Ai në një konferencë për media ka thënë se të gjithë ata që e kundërshtojnë i përqafon.
“Të gjithë ata që kërkojnë kokën time iu dërgoj nga një përqafim të ngrohtë. Nuk ka ndonjë xhelozi apo konkurrencë, i falënderoj që të gjithë. Më mirë të ketë afrim e mirëkuptim se sa linçim”, tha Thaçi.
Disa deputetë opozitarë gjatë fjalimeve të tyre i dhanë disa epitete Thaçit.
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se “Thaçi është mjeshtër të manipulimit të opinionit publik”, kurse deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku tha se “Thaçi është një president inatxhi”. /tesheshi.com/