Në një fjalim për fundvitin mbajtur në parlament, presidenti Thaçi tha se ka ardhur koha për paqe me Serbinë, sigurisht duke u njohur Kosova prej saj.
“Në radhë të parë e kam fjalën për sfidën e arritjes së një marrëveshjeje paqësore me Serbinë. Me Serbinë kemi një shekull armiqësi. E kemi fituar luftën, ndonëse me çmim të lartë. Tani është koha ta fitojmë edhe paqen me Serbinë. Për veten tonë dhe për gjeneratat që do të vijnë. Prandaj e mirëpres themelimin e Ekipit Negociator nga Kuvendi i Kosovës dhe fillimin e punës për marrëveshjen me Serbinë. Kjo marrëveshje duhet të jetë përfundimtare, gjithëpërfshirëse, e arritur në proces paqësor e të ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian dhe mbështetur plotësisht nga SHBA-ja”, deklaroi kreu i shtetit kosovar.
Ai komentoi dhe letrën e ardhur për të e homologun serb Vuçiç, duke thënë se ishte shumë inkurajuese.
“Duhet të marrim me seriozitetin më të thellë ftesën e presidentit Trump kur thotë që ‘nxis ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik’ dhe ‘të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe’. Kemi përkrahjen e mikut më të madh dhe shtetit më të fuqishëm, SHBA-së. E kemi përkrahjen BE-së dhe të shteteve anëtare të saj. E kemi përkrahjen e botës për të arritur marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë.
Të humbim këtë rast, siç thotë edhe presidenti Trump në letrën e tij, do të ishte kthim tragjik prapa dhe do të humbnim një mundësi që nuk do të përsëritet edhe një kohë të gjatë”, theksoi. /tesheshi.com/