Dy krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj, bëhen gati që të udhëtojnë këto ditë drejt SHBA.
Por ata, siç informojnë disa media të Prishtinës, do jenë me misione të ndara: njëri për kufijtë e tjetri për vizat.
Thaçi, i cili pritet të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, ka ushqyer shpresën e një takimi me Trump, administrata e të cilit është treguar luajale për korrigjimin e kufijve. Ndërsa Haradinaj ka misionin e lobimit për vizat.
Të dy politikanët janë në të ndarë këto kohë kur është fjala për kufijtë. Thaçi kërkon ndryshimin e tyre në emër të paqes, por Haradinaj pretendon se ato do të kthejnë luftën. /tesheshi.com/