Lidhur me ngjarjet e zhvilluara ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka reaguar zv.kryeministri Hashim Thaçi.
Ai i cilësoi veprimet e opozitës si distancuese në raport me ligjin dhe kundër prespektivës europiane të Kosovës, ndërsa shprehu bindjen se do të çohet deri në fund rendi i ditës.
“Këto janë veprime distancuese në raport me ligjin, demokracinë, qytetarët dhe rrugën tonë demokratike. Veprimi i sotëm është kundër perspektivës europiane të Kosovës, pasi në rendin e ditës kemi çështje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Ne e ftojmë opozitën për përgjegjshmëri dhe sjellje etike. Do e çojmë deri në fund rendin e ditës. Zgjidhja e vetme është normaliteti”, tha Hashim Thaçi. /tesheshi.com/