Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Teuta Rugova: si po hyn padenjësisht në histori e bija e ish-Presidentit

by te Sheshi
22/07/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 2 mins read
A A
Teuta Rugova: si po hyn padenjësisht në histori e bija e ish-Presidentit
6
SHARES

Nga Blendi Gashi

Teuta Rugova, vajza e ish-Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, hyri dje në historinë politike të Kosovës me një akt të paprecedent. Ajo ndryshoi brenda një ore një qëndrim të saj, më saktë një votë për Ramushin kryeministër, duke bërë që deri më tani, sa është në politikë, të mbahet mend vetëm për këtë “pishman” të saj emblematik. Ajo çfarë ndodhi ishte dhe produkt i një situate të pazakontë politike që po kalon Kosova, ku koalicioni fitues PAN me kandidat Haradinajn për kryeministër, po përpëlitet sa andej-këndej spektrit politik për ndonjë votë që të plotësojë 61-shin e detyrueshëm, por deri më tani asgjë.

Por le të qëndrojnë tek Teuta. Ç’ndodhi me të dhe a i shkon asaj ky veprim?

Teuta Rugova, veç të qënit e bija e të atit, figurë simbol në historinë e Kosovës, nuk të thotë asgjë, siç nuk i ka thënë asgjë ambientit politik kosovar. Ajo përbën asi rasti ku “fëmija nuk ngjan me prindin”.

Gjatë gjithë legjislaturës së parlamentit të kaluar, asaj nuk iu dëgjua zëri për ndonjë çështje. Madje protagonizimi saj zero në raport me statusin si e bija e ish-Presidentit Rugova, është tepër tronditës në zhgënjimin që mbart. Dhe është e kuptueshme se zgjedhja e saj, si e dje e si sot nga ana e strukturave të LDK-së për të qenë deputete, është më tepër simbolike.

Megjithatë nuk është se ka qenë gjithnjë në hije. Kur Hashim Thaçi u zgjodh president, shkoi dhe i dhuroi Teutës një tufë me lule. Mesazhi ishte i qartë: ti vlen për diçka, për votën tënde!

Po letrën, vetë e shkroi apo ia shkruan?

Mbetet dilemë se kush ia ka diktuar letrën Teutës, atë për të cilën trazoi për disa orë politikën kosovare, që pasi ia paraqiti publikut, lexuar mes rrestash si një votë pro Haradinajt, më pas e “grisi” duke e quajtur të keqkuptuar. Më gjasë nuk e ka shkruar vetë. Arrihet në këtë deduksion bash prej profilit të saj.

Ja se ç’shkruante ndër të tjera:

Nëse dikush dëshiron inate dhe bllokada, ja ku është Serbia, ja ku është Mitrovica, ja ku është inati me BE-në që po na mbanë të izoluar, ja ku janë shtetet që nuk na njohin dhe ja ku janë grupet politike që anatemojnë shtetin tonë! Unë e di se si do të kishte vepruar babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova! E dini edhe JU! Andaj veproni!”.

Dhe nëse gjykon nga ajo çfarë njihet deri më tani Teuta Rugova, një personazh pa asnjë gjakim politik, një kukull fati në LDK e parlament, vështirë të besohet se nga ajo kanë dalë kumte të tilla kaq prekëse, gjersa kurrë deri më sot nuk janë artikuluar prej saj, edhe pse e ka patur gojën e lirë për t’i thënë.

Dhe tani mbetet të shihet se si do jetë vota e saj në parlament, ç’kahje do marrë pas përbetimit se do votojë si partia. Gjithsesi, ajo hyri në histori: në fillim me një tufe lule marë nga Thaçi, e tani me votën cic-mice për Haradinajn. /tesheshi.com/     

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Ishulli me njerëz të veçantë, pse ata e shikojnë botën ndryshe nga të gjithë (foto)

Ishulli me njerëz të veçantë, pse ata e shikojnë botën ndryshe nga të gjithë (foto)

Stuhi në Zelandën e Re: shpallet gjendja e emergjencës për shkak të përmbytjeve

Stuhi në Zelandën e Re: shpallet gjendja e emergjencës për shkak të përmbytjeve

I prishet makina, kur hap kofanon gjen një surprizë të bukur brenda

I prishet makina, kur hap kofanon gjen një surprizë të bukur brenda

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni