Ministria e Arsimit vendosi të tolërojë maturantët pas protestave të tyre lidhur me testin e matematikës, të cilin ata e konsiderojnë të vështirë.
“Menjëherë pas provimit të matematikës ngritëm grupe pune të pavarur me ekspertët të matematikës kanë analizuar me detaje çdo pyetje që në përputhshmëri me programin dhe nivelin e vështirësisë.
Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”, u tha nga ministrja Kushi.
Ministrja gjithashtu nënvizon se pas përfundimit të procesit të Maturës Shtetërore 2021, MASR do të bëjë një analizë të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme të maturës.
“Gjithashtu pas përfundimit të procesi të maturës 2021 Ministria e Arsimit do të bëjë një analizë të thellë me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të gjithë procesit të maturës”, tha Kushi. /tesheshi.com/