Një mënyrë shumë e veçantë e përgatitjes së tërshërës, si një ndër përbërësit ideal për vaktin e mëngjesit. Gatuajeni me këtë recetë për më shumë shije.
Përbërësit:
2 gota tërshërë
1/2 filxhan çaji sheqer kaf
1/3 gotë rrush i thatë
1 lugë gjelle arra të copëtuara
1 lugë çaji pluhur pjekje
1 1/2 gota qumësht
1/2 gotë salcë molle
2 lugë gjelle gjalpë
1 vezë
Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 180 gradë Celcius.
Kombinoni në një tas të madh tërshërën, sheqerin kaf, rrushin e thatë, arrat dhe pluhurin pjekës.
Shtoni më pas qumështin, vezën, salcën e mollës dhe gjalpin. Përziejini mirë.
Hidheni përzierjen me tërshërë në një tavë të lyer më parë me pak yndyrë.
Piqeni për 20 minuta. Shërbejeni të ngrohtë./tesheshi.com/