Forcat franceze të sigurisë kanë evakuuar Presidentin e vendit Emmanuel Macron nga teatri “Les Bouffes du Nord” në Paris, pas një tentative për t’u sulmuar nga protestues anti-qeveritarë.
https://twitter.com/i/status/1218261377149784067
Një grup më i madh protestuesish u mblodhën jashtë teatrit pasi u publikuan informacione në mediat sociale se Macron ndodhet aty.
Emmanuel Macron est au théâtre des Bouffes du Nord ce soir à Paris. Des manifestants se sont rassemblés devant l’entrée. Les CRS arrivent. #macron #bouffesdunord pic.twitter.com/qKsClYc36g
— Hugo Coignard (@Hugopresse) January 17, 2020
Duke bërtitur parulla kundër tij, protestuesit u përpoqën të hynin në teatër dhe policia franceze u detyruar që ta evakuojë presidentin.
Plani i shpallur i qeverisë për reformën e pensioneve në Francë ka shkaktuar protesta dhe greva që nga 5 dhjetori i vitit të kaluar. /tesheshi.com/