Eshtë i vetëkuptueshëm fakti që reagimi i parë pas lëkundjeve shokuese të tërmetit në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, të vjen nga kreu i shtetit Ilir Meta. Njeriu që muaj më parë ngriti alarmin e një tërmeti të fuqishëm të paralajmëruar nga sizmiologjia greke, e për të cilën u trajtua si anektodik nga mazhoranca, ka përcjellë deklaratën e parë me anë të zëdhënësit Blushi.
“Presidenti Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja ndërkohe që është i rëndësishëm monitorimi i situatës në vazhdimësi dhe informimi i qytetarëve nga strukturat pergjegjëse shtetërore”, u shpreh Tedi Blushi, zëdhënës i Presidencës.
Ndërkohë, mësohet se kryeministri Rama ka anolluar udhëtimin drejt Nju Jorkut, ku do merrte pjesë në Asamblenë e OKB-së. /tesheshi.com/