Kanë nisur ndalimet e para në lidhje shkaqet njerëzore të jetëhumbejeve në tërmetin e 26 nëntorit.
Flitet për dhjetra personave që do përballen me hetuesit në zbulimin e përgjegjësive., ku veçojnë dy drejtuesit e Konvaleshencës, aty ku nga shembja e një godine ndërroi jetë kryekomisarit dhe pedagogu Bajram Hajdarmataj.
Gjithashtu të shoqëruar janë dhe ish-kreu i ALUIZNI-it Arben Isaku, aktualisht Drejtor i Kadastrës, Aldo Dakovelli, shef Sektori në Kadastrën e Durrësit, si dhe Artemis Malko, verifikues terreni.
Kjo valë e parë pritet të pasohet dhe me të tjera ndalime, ashtu siç është paralajmëruar.
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 humbje njerëzore. /tesheshi.com/