Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tërmeti i 79-ës: si u dërrmua Jugosllavia e Titos, si i këndoi Shqipëria rindërtimit

Viktimat kësaj dhe asaj ane të kufirit, në Ulqin e Shkodër, gati njësoj

by te Sheshi
29/04/2024
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 3 mins read
A A
Tërmeti i 79-ës: si u dërrmua Jugosllavia e Titos, si i këndoi Shqipëria rindërtimit

Pak ditë më parë, do bëheshin 45 vjet nga 15 prilli 1979, kur në orën 7:19 të mëngjesit, një tërmet me magnitudë 7 gradë të shkallës Rihter goditi Malin e Zi.

101 persona vdiqën në Mal të Zi, 35 në Shqipëri dhe mbi 100,000 njerëz mbetën të pastrehë.

Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, mes Ulqinit dhe Tivarit, në një distancë prej 15 kilometrash nga bregu.

Tërmeti zgjati dhjetë sekonda dhe u ndje kryesisht në bregdetin malazez dhe atë shqiptar, duke shkaktuar shkatërrime katastrofike me intensitet IX të shkallës Mercali në të gjithë bregdetin malazez, në një gjatësi mbi 100 km.

Qyteti i Vjetër i Budvës u dëmtua rëndë në dhjetë sekonda të tërmetit. Nga 400 ndërtesa në Qytetin e Vjetër, vetëm tetë mbetën të paprekura.

Pothuajse të gjitha qytetet në bregdet pësuan, 250 vendbanime u shkatërruan, 64.000 ndërtesa u dëmtuan, si dhe 550 kilometra rrugë dhe pjesë të hekurudhës Beograd-Bar.

Ky tërmet ishte “tërmeti më i fortë i regjistruar në historinë e Malit të Zi”, tha për BBC Jadranka Mihaljević, drejtuese e Departamentit të Sizmologjisë Instrumentale dhe Inxhinierike të Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë të Malit të Zi.

“Fillova ta lyej varkën dhe kur filloi të dridhej, vrapova në shtëpi, sepse rreth meje filluan të binin gurë”, kujton Ismet Karamanaga, të cilin ulqinakët e quajnë me shaka “kryetari i qytetit të vjetër”.

Me gruan dhe djalin 17-muajsh ka dalë me vrap nga shtëpia në drejtim të daljes së kalasë.

“Gjithçka rreth shtëpisë sime ishte në gërmadha, kopshti ynë ishte në rrëmujë, tymi dhe pluhuri po ngriheshin, por shtëpia mbijetoi dhe më vonë u shënua me bojë të verdhë, që do të thoshte se mund të rindërtohej”, shton ai.

Në qytet dhe rrethinat e tij u konfirmuan gjithsej 31 viktima.

Ndërsa vija bregdetare malazeze dridhej dhe shembej, presidenti i përjetshëm jugosllav, Josip Broz Tito, po qëndronte në veriperëndim të tij ekstrem.

Atë prill, një vit para vdekjes, ai qëndroi në vilën “Galeb”, një rezidencë verore në banjën Igalo, në periferi të Herceg Novi.

Disa orë pas tërmetit, Tito ka kërkuar që të shkojë në Rivierë dhe të kontrollojë situatën, tha për televizionin N1 Alen Filipoviç nga Instituti “Dr. Simo Millosheviç”, sot pronar i këtij objekti.

“Tito nuk ka dashur të evakuohet, siç kanë sugjeruar ata, por ka kërkuar që të vendoset një tendë në oborr, afër banesës”, tha Filipoviç.

Ai u largua nga aeroporti i Dubrovnikut për në Beograd vetëm të nesërmen.

Kujtojmë se nga ky tërmet, në Shqipëri u godit më së shumti Shkodra, me lagjen e njohur Bahçallëk, e cila pothuajse u rrafshua nga shtëpitë e vjetra. Rindërtimit të Bahçallëkut me shtëpi të reja, do i dedikohej dhe kënga “Lart u ngrit o Bahcallaku, më i bukur se më parë, lart e ngriti partia…”.

Po atë vit, fituese e Festivalit të Këngës në fundviti do ishte kënga “Festë ka sot Shqipëria”, dedikuar pikërisht rindërtimit pas tërmetit, ku në refren thuhej: “O ç’u drodh toka, u ç’u dridh deti, po forcën shqipari o ku e gjeti…”. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Rama, thirrje të rinjve në emigrim: Pse rrini atje?

Rama, thirrje të rinjve në emigrim: Pse rrini atje?

New York Times: Spiunët kinezë, papritur në të gjithë Evropën

New York Times: Spiunët kinezë, papritur në të gjithë Evropën

Sa fiton Shell-i i Shpiragut brenda një viti në SHBA?

Sa fiton Shell-i i Shpiragut brenda një viti në SHBA?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni