Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur pjesën veriore të Afganistanit, ndërsa lëkundjet e tij të forta janë ndjerë dhe në Pakistan e Indi.
Fillimisht ai u raportua se ishte i shkallës 6.4 ballë, e më së paku 41 persona u plagosën në Peshavar të Pakistanit, ndërsa u shembën dhe një numër shtëpish të vjetra.
Tërmeti i mbrëmshëm pason atë të dy muajve të shkuar, të 26 tetorit, në të njëjtin territor, prej lëkundjeve të forta të të cilit mbetën të vdekur më shumë se 300 persona.
Lëkundjet e kishin epiqendrën 82 kilometra në juglindje të qytetit të Fejzabadit, kryeqendrës së provincës afgane të Badahshanit.
Kabuli, Islamabadi dhe Nju-Delhi i ndjenë po ashtu lëkundjet e tërmetit. /tesheshi.com/