Aventurës së Filippo Inzaghit në krye të pankinës së Milanit duket se i ka ardhur fundi. Këto ndoshta janë orët më vendimtare për të, teksa Silvio Berlusconi, i ndodhur në selinë e tij qendrore në Arcore, duket se po mendon seriozisht shkarkimin e tij.
Kuqezinjtë janë në “rënie të lirë” që prej shumë kohësh dhe, pas barazimit me Veronan në “San Siro”, që la një shije të hidhur për mënyrën sesi u pësua goli në 30 sekondat e fundit të kohës shtesë, presidenti duket i vendosur të “ndalë hemorragjinë” me një ndryshim pankine.
Zgjidhja? Sigurisht që do të vijojë të ndjekë historinë e së shkuarës, duke qenë një “i brendshëm”. Pikërisht Mauro Tassotti, i cili mund të ketë si ndihmës ish-mesfushorin Brocchi. /tesheshi.com/