Një tërmet prej 4.8 ballë tronditi Siçilinë natën e kaluar pranë vullkanit Etna dhe mediat italiane njoftojnë për dhjetra të plagosur.
Mediat thonë se ishte një nga disa dhjetëra tërmete që janë regjistruar që nga shpërthimi i Etnës të hënën.
Raportohet gjithashtu se popullsia lokale ishte në panik dhe se shumë njerëz dolën në rrugë.
Tronditja më e madhe u regjistrua në Catania, aty ku jetojnë më shumë se 300,000 njerëz. Aeroporti në Catania u rihap dje pasi retë e tymit nga shpërthimi i Etna-s i detyroi autoritetet që të mbyllnin atë.
Ndërkohë, nga lëkundjet e tërmetit ka patur dëmtime në shumë ndërtesa, përfshirë dhe kisha të vjetra ku janë rrëzuar dhe ikona, e kjo, nën atmosferën e Krishtlindjeve.
Ngjashëm dhe në Indonezi, një tsunami i pak ditëve më parë u tha se erdhi nga shpërthimi i një vullkani. /tesheshi.com/