Ai është ndoshta një ndër më të veçantët të llojit të tij dhe ndër gjallesat më të bukura që mund të ekzistojnë në botën nënujore.
Bëhet fjalë për një oktapod, i cili ndryshon tmerrësisht shumë nga çdo oktapod tjetër që është parë deri më tani. Çfarë ka të veçantë? Është pikërisht ngjyra, e cila ngjason me atë të një kandili deti, por forma që ka është tërësisht e njëjtë me atë të oktapodëve të tjerë, përfshirë edhe lëvizjen e tij.
Kjo specie është zbuluar nga disa zhytës gjatë vitit 2016. I quajtur ndryshe edhe si “oktapodi fantazmë”, deri më tani është një specie e veçantë dhe e pazbuluar më parë. /tesheshi.com/