Kjo shtëpi e rinovuar në Antwerptë Belgjikës ka një palë dyer nga qelqi, që njihen dhe si “dritaret më të mëdha në botë”. Dritaret trekatëshe, të dizajnuar nga studioja belge Sculp IT, janë mbresëlënëse nga aspekti i dizajnit, qoftë për nga madhësia e tyre, qoftë dhe për peshën që kanë.
Të dy krahët e dritareve që çojnë drejt oborrit të shtëpisë kanë peshë rreth katër tonë ndërsa lartësia e tyre është mbi 6 metra.
Ato po ashtu ofrojnë ndriçim mahnitës brenda shtëpisë, ku ekziston një lidhshmëri e përkryer në mes të kuzhinës dhe tryezarisë me oborrin e shtëpisë.
Qëllimi i vendosjes së këtyre dritareve, sipas projektuesve të tyre, është të sigurohet ndriçimi natyral brenda shtëpisë, në të tri katet e saj.
Dizajni dhe realizimi i këtyre dritareve, si dhe mënyra e hapjes së tyre, janë përshtatur me madhësinë dhe peshën që ato kanë./tesheshi.com/