“Jam shumë i lumtur. Kam pritur kaq shumë kohë dhe tani mund të marr frymë sërish e të flas. Nuk jam ndier kurrë kaq mirë”. Këto janë fjalët prekëse të Trevor Sullivan, një 15 vjeçar nga Miçigani, i cili para pak kohësh ka bërë një transplant zemre. Babai ka dashur të dokumentojë rizgjimin e djalit në shtratin e spitalit.
Adoleshenti ishte diagnostikuar me një kardiomiopati të rrallë në marsin e shkuar. Bëhet fjalë për një anomali të muskulit kardiak çka vështirëson tej mase pompimin e gjakut në pjesën tjetër të trupit.
Për shkak të këtij problemi, të rrahurat e tij të zemrës ishin 180-200, ndërsa të rrahurat e një njeriu normal vërtiten rreth 85-100. Falë një faqe të hapur nga prindërit janë mundur të mblidhen 65 mijë dollarë, të cilat do të përdoren për kurimin mjekësor të Trevorit. Videoja ka marrë mbi një milion shikime. /tesheshi.com/