Ata quhen Ivan Kuznetsov, Alihan e Ivan Semenov, por njihen më shumë si Daredevils, një grup i përbërë nga tre djem rusë, të cilët nuk ndalen së na befasuari me videot që tregojnë në lidhje me aktivitetet e tyre në qytet.
E fundit ka ndodhur në zemrën e Parisit, gjatë kohës kur zhvillohej Euro 2016. Ata kanë vendosur të heqin pajisjet e sigurisë dhe të mbrojtjes, e janë ngjitur në majën e kullës Eifel. E gjithë pamja dhe aktiviteti i të rinjve është xhiruar nga një dron.
Një veprim shumë i rrezikshëm i këtyre të rinjve, por që për fat të mirë ka rezultuar me sukses. Po ju a do ta bënit të njëjtën gjë? /tesheshi.com/