Olivia Farnsworth, një vajzë 7-vjeçare nga Huddersfield është përcaktuar si “fëmija bionike”. E vogla është prekur nga një keqformim i rrallë që sjell mutacionin e kromozomit 6 dhe i jep mungesë totale të urisë, dhimbjes dhe lodhjes.
Olivia është një vajzë shumë e fortë. “Nuk e ndjen frikën apo rrezikun. Kur u diagnostikua me këtë sëmundje nuk u ankua aspak, ndërsa unë bërtisja prej frikës së mos dëmtonte veten. Ishte e tmerrshme”,- ka thënë e ëma për Metro, duke specifikuar se ka qenë një moment i tillë në të cilin është zbuluar edhe problemi i vajzës.
Duke qenë se nuk ndjen lodhjen, vajza mund të kalojë deri në 3 ditë pa fjetur gjumë, por ky është aspekti më shqetësues i patologjisë së saj, ndaj detyrohet të marrë medikamente për të rregulluar gjumin./tesheshi.com/