Bashkia e Tepelenës ka marë vendim që të anullojë koncertin e fundvitit që do të mbahej në sheshin kryesor të qytetit.
Shkak është bërë tragjedia e dy ditëve më parë në këtë qytet, ku nmga rënia e zjarrit në një banesë ndërroi jetë një nënë 36-vjeçare foshnja e saj 6-muajeshe.
Në këtë koncert do ishin të pranishëm dhe dy ministra të qeverisë, Blendi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, kandidatë për të kryesuar listën e zgjedhjeve të 2017-ës në Qarkun e Gjirokastrës.
Ky është rasti i parë në Shqipëri që një qytet ndërmerr një veprim të tillë duke treguar ndjeshmëri ndaj një ngjarjeje tragjike ndodhur me dy banorë.
Anullimi i koncerteve të Vitit të Ri po shfaqet si fenomen dhe në qytete të vendeve të tjera, për arsye të ngjashme humane. /tesheshi.com/