Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Teoricieni marksist: pas-jeta e çuditshme e “Shënimeve të burgut” të Antonio Gramshit

by te Sheshi
09/11/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Teoricieni marksist: pas-jeta e çuditshme e “Shënimeve të burgut” të Antonio Gramshit

Grupe nga gjithë spektri politik kanë marrë diçka nga idetë e marksistit italian.  

“Për 20 vjet, ne duhet ta ndalojmë këtë tru së funksionuari”, recitonte prokurori në gjyqin e Antonio Gramshit në vitin 1926. Regjimi që po lindtte i Benito Musolinit (në atë kohë, kishte vetëm dy vjet në pushtet) kishte vendosur që Gramshi, një gazetar prolifik dhe komunist i rangjeve të larta, ishte rrezik për shtetin. Megjithatë, pavarësisht deklaratave në gjykatë, Gramshit iu lejua të shkruajë gjatë kohës së burgosjes. Rezultati ishte “Shënimet e burgut”, një koleksion reflektimesh me rreze të gjerë që vazhduan jetën e tyre për të pasur ndikim të gjatë dhe dallueshëm të ndryshëm.

Historia e këtyre refleksioneve eksplorohet në Institutin Italian të Kulturës në Londër, ku për herë të parë kanë dalë për publikun jashtë Italisë shënimet origjinale të Gramshit.

Trashëgimia e Gramshit është e pazakontë për një teoricien politik marksist, në atë që shumë njerëz me ngjyra të ndryshme politike i kanë përdorur këto shkrimet përgjatë viteve që prej vdekjes së tij në vitin në 1937.

Idetë e tij përforcuan një nga lëvizjet më të mëdha komuniste jashtë Bashkimit Sovjetik: “euro-komunistët” apo “gramshianët” që fituan shumë mbështetës në vitet 1970-80. Ishte, në atë kohë, e referuar si “bumi Gramshi”: idetë e shënimeve u morën nga Stuart Hall, akademik i krahut të majtë dhe me gjasa ndikuan në forcën politike të dalë prej tij, Laburistët e rinj. Në të njëjtën kohë, grupe të së djathtës ekstreme në Francë dhe në Belgjikë – “Nouvelle Droite” dhe “Vlaams Blok”, respektivisht – u frymëzuan nga analizat e Gramshit. Në shekullin e 21-të, ai është përfshirë në listën e frymëzuesve nga lëvizja “Podemos” në Spanjë e madje, edhe nga Michael Gove,  ministri konservator britanik i cili tha në vitin 2013 se komunisti italian kishte pasur një ndikim të madh në formimin e tij politik.

Nocioni më popullor që ka dalë nga “Shënimet e burgut” është formulimi që Gramshi i ka bërë idesë së “hegjemonisë”: suksesi politik varet nga konsensusi i opinionit në botët kulturore, sociale dhe ekonomike sikundër edhe në qeverisjen e mirë dhe makinacionet e suksesshme parlamentare. Dhënia e përshtypjes së konsensusit përgjatë gjithë këtyre sferave të ndryshme, ashtu si argumentonte Hall se i kishte arritur Margaret Thatcher, ishte çelësi për të qenë në gjendje të bëje ndryshime afatgjata në shoqëri. Hall e përshkruante thaçerizmin si një projekt për “riformatuar logjikën normale” dhe argumentonte në fund të viteve 1970 se majtistët duhet të zhvillonin programe të ngjashme panoptike nëse donin të vinin ndonjëherë në pushtet.

Në një farë mënyre, ngjan e dukshme përse lëvizje të ndryshme politike e gjejnë tërheqëse idenë e hegjemonisë: për ambiciozët mund të përfaqësojë udhërrëfyesin drejt pushtetit, dhe për të paplotësuarit mund të mundësojë një shpjegim logjik për mungesën e suksesit të tyre. Në të vërtetë, ka një ndjesi të përgjithshme se jetëgjatësia e shkrimeve të Gramshit ndodh pjesërisht për shkak se ato ofrojnë kaq shumë gjëra për kaq shumë lloje njerëzish. Ndonjëherë të shkruara me një gjuhë qëllimisht të dyfishtë për të frustruar censuruesit fashistë, shënimet janë voluminoze dhe fragmentare. Ato mbulojnë çështje ta panumërta, që nga efektet e automatizimit të punës në Amerikë, tek filozofia e Benedeto Kroçes, punimet e Makiavelit dhe elementët thelbësore të sistemit arsimor arsimor.

Çështja e fundit, sigurisht, është ajo ku konservatori Gove dhe marksisti italian gjejnë dakordësi. Gramshi, i cili i shpëtoi varfërisë përpirëse në Sardenjën rurale përmes suksesit të jashtëzakonshëm të sistemit arsimor në fillim të shekullit të 20-të, besonte në një arsimim rigoroz klasik. Për Gove, kjo histori e lëvizshmërisë sociale mundësuar nga arsimimi tradicional, ishte një parabolë frymëzuese (që arsimimi i Gramshit e kishte drejtuar atë të vinte në dyshim bazat elementare të shoqërisë konservatore, nuk kishte rëndësi).

Përleshja se kush mund të pretendojë trashëgiminë e Gramshit është ende shumë e gjallë edhe sot, ashtu si provohet edhe në nisje të ekspozimit të shënimeve të tij në Londër.

Silvio Pons, presidenti i “Fondacionit Gramshi” në Romë paralajmëroi kundër përdorimit jashtë kontekstit dhe historisë të tekstit për të fituar pikë të përkohshme politike. Fjala e tij u pasua nga ambasadori italian në Britani, Pasquale Terraciano, i cili argumentoi në mënyrë pasionante se Gramshi do ta kishte kundërshtuar Brexit, duke nxitur duartrokitje të forta në sallën e mbushur plot. (Ponsi, i cili qëndronte pas ambasadorit, nuk duatrokiti).

Pas dy fjalimeve, një i ri italian i quajtur Alfredo, i cili e përshkroi veten si një marksist-leninist, shfryu jashtë duke thënë se ata burrat e veshur bukur me kostume po përpiqeshin sipas tij, të paraqitnin Gramshin si “ndonjë lloj social-demokrati centrist”. Një burrë mjekërthinjur që shiste gazetën e “Lirisë së Punëtorëve” miratoi qetësisht me kokë. “Ai ishte një komunist revolucionar”, këmbënguli Alfredo.

Debate të tilla të trazuara të pronësisë dhe identitetit janë, pa dyshim, thjesht pak të frutshme dhe më pak interesante sesa fakti i gjallë i ekzistencës së “Shënimeve”. Shkruar në rrethana të dëshpëruara, pasi shëndeti i Gramshit po përkeqësohej me shpejtësi, ato kanë pasur një ndikim mbresëlënës në historinë globale politike. Për lexuesin e thjeshtë, marksist-leninist ose jo, energjia dhe erudicioni i tyre janë të dukshme edhe sot.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Next Post
“Mjeshtri i arratisjeve”: plagosi policin, gjykata e Krujës e liron me kusht

“Mjeshtri i arratisjeve”: plagosi policin, gjykata e Krujës e liron me kusht

Disa nga shenjat e kancerit të mushkërive

Disa nga shenjat e kancerit të mushkërive

Një “Habilaj” edhe në Kroaci: opozita e majtë kërkon rrëzimin e qeverisë së djathtë

Një “Habilaj” edhe në Kroaci: opozita e majtë kërkon rrëzimin e qeverisë së djathtë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni