Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

TEO-POLITIKË/ Si është pagëzuar Kryemadhi në fenë e Edi Ramës

by te Sheshi
27/06/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
TEO-POLITIKË/ Si është pagëzuar Kryemadhi në fenë e Edi Ramës

Të përqëndruar te deklarimet me natyrë ekstra politike, pak ose aspak kanë rënë në sy e janë potencuar mediatikisht, edhe qëndrime të natyrës teologjike përgjatë këtyre muajve të krizës, qyshse opozita PD-LSI vendosi të djegë mandatet në emër të një revolucioni demokratik. Eshtë pikërisht gruaja në krye të LSI-së, njëherësh bashkëshortja e themeluesit të konstelacionit politik tregërmësh, Ilir Meta, sot dhe president, znj.Monika Kryemadhi, e cila po shfaqet edhe si “e pagëzuar” në llogoren politike.

Aksioni i saj politik krah Bashës, pozicionimi si lidere opozite, është bashkëshoqëruar dhe nga theksimi prej saj i statusit fetar.

“Jam besimtare katolike. Nuk besoj në fall, besoj në Zot. Mendoj se Zoti ka shkuar fatin e secilit prej nesh. Rama nuk beson në Zot. Beson në elementë të tillë dhe mendon se të gjithë shikojnë fall”, ka qenë ky një prej deklarimeve me natyrë teo-politike e znj. Kryemadhi, e cila duhet thënë se rrjedh nga një familje me identitet musliman.

Kryemadhi, ose ndryshe Kryemëdhenjtë, janë një prej fiseve të fshatit Grevë në Dibër, pa ndonjë pikëprekje me katoliçizmin, siç Lura në kufi me Mirditën. Vetëm 3 km në distancë nga Peshkopia, Greva është njohur si fshati me nivelin më të lartë të shkollimit ndër banorë në Dibër, e po ashtu dhe me standart të lartë social, ku në krye qëndrojnë Fida-jt si fis, e më poshtë, ata nga rrjedh Monika, ku veç mbiemrit të saj kontravers, fshati ofron dhe dy të tjerë sosh, Baruti dhe Difeku.

Ajo nuk e ka theksuar ndonjëherë identitetin e saj musliman, siç dhe atë krahinor, ndryshe nga Iliri që Skraparin dhe bektashizimin e tij i ka potencuar si linja identitare.

Dhe vijmë pra te shpërfaqja prej saj e besimit, atij katolik, duke iu bashkangjitur dy rasteve të tjera të ngjashme të emrave të njohur në jetën publike, Ledi Shamku-Shkreli e Mesila Doda, kjo e dyta gjithashtu me origjinë dibrane. Por nëse te nj. Shamku-Shkreli e ajo Doda, ekziston një arsye jo-okulte e përzgjedhjes së tyre fetare, e që është arsimimi i tyre në Itali në fillim të ’90-ës në shkolla katolike, nuk është e qartë se ku e kur u pikëtakua znj. Kryemadhi me katoliçizmin e ç’e joshi prej tij. Edhe Rama që e ka shpallur veten zyrtarisht si katolik – por që në pas-skenë preferon më tepër të lëçisë Kur’anin e misionin e Muhamedit – e ka një arsye tejet racionale: është rritur nga gjyshja katolike.

Ndërkohë, është tejet interesante të vihet re se znj. Kryemadhi vjen dhe e potencon fort statusin e vet fetar bash në kohën e protagonizmit të saj të shfrenuar politik.

Në më pak se 30 vite prezencë si emër në të, kurrë me ndonjë post të lartë, partiak apo shtetëror, periferike në rol e impakt politik, e mbajtur në jetë – atë politike – më tepër nga të qënit gruaja e një burri me fuqi e protagonizëm politik si Ilir Meta, ç’prej një viti ajo po tenton të bëjë Zhan D’ark-ën e opozitarizmit. Por, me mungesën e theksuar të një virtytshmërie politike, të një aftësie ligjëruese, të një pasurie mendimi, të një fisnikërie në sjellje publike – gjë që s’mund ta ketë as ajo e as Meta për shkak të një origjine sociale me tipare plebeje – znj. Kryemadhi po i mëshon fort një eleonorizimi – kujtoni Urdhërin fetar Eleonorë, me këtë të fundit që e mbylli jetën tragjikisht duke ia këputur vetes – teksa e ka bërë pjesë bazë të deklarimeve të saj faktin e të qënit rob i Zotit, ndonjëherë duke u vetëshpallur dhe si “e dërguara” e tij për ta nxjerrë Shqipërinë nga bataku ediramist, pra i një sivëllai të tij fetar.

“Unë nuk kam frikë as nga drejtësia shqiptare, as ajo amerikane, dhe as europiane. Unë kam frikë nga Zoti, pasi i shërbej atij dhe jam shërbëtore e Zotit”, është një tjetër deklaratë e saj, ndër dhjetra pra si besimtare katolike me tendencë afirmimi. Dhe e gjitha brenda një konteksti politik, pasi i gjithë ky proces pagëzimi jo-ritualistik, ndodh në kohë krize.

“I bëj thirrjes Lleshajt si praktikant i kishës katolike që beson në Zot, të veprojë ndaj këtyre kriminelëve që dhunojnë fëmijët e shqiptarëve”, është një tjetër deklarim i znj. Kryemadhi, duke goditur kundërshtarët politikë me litarin e këmbanores.

Dhe ta mendosh pra: është një pagëzim në fenë e Edi Ramës e Sandër Lleshajt! /tesheshi.com/   

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Anijet e shpëtimit injorojnë Salvinin: po mbrojmë dinjitetin njerëzor!

Anijet e shpëtimit injorojnë Salvinin: po mbrojmë dinjitetin njerëzor!

Madagaskar, parada e Pavarësisë kthehet në incident fatal: 16 jetë të humbura

Madagaskar, parada e Pavarësisë kthehet në incident fatal: 16 jetë të humbura

Klasi vazhdon: një gol nga 70 metra prej Wayne Rooney. Mrekullohuni! (video)

Klasi vazhdon: një gol nga 70 metra prej Wayne Rooney. Mrekullohuni! (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni