Tentuan të shpëtonin një fëmijë, por vdesin 12 persona. Ngjarja me një bilanc tragjik ka ndodhur në plazhin e Karachi në Pakistan.
Fëmija po luante në breg të detit, kur u përfshi nga një dallgë e madhe, duke u tërhequr në thellësi.
Shumë nga të pranishmit, mes tyre dhe tre të mitur tentuan që ta shpëtonin.
Por për shkak të dallgëve të mëdha dhe detit të tërbuar humbën jetën njëri pas tjetrit, bashkë me fëmijën, 12 persona.
Kujtojmë se një ngjarje e përafërt ndodhi dy muaj më parë në një plazh të Zvërnecit në Vlorë, por me një bilanc me më pak tragjik. Një djalë nga Maqedonia u fut për të shpëtuar dy vajza nga mbytja, kushërira me njëra-tjetrën, por jeta e të treve u shua mes dallgësh. /tesheshi.com/