Ka dështuar grabitja e një pikë këmbimi valute në Fier. Kjo falë një shitësi byrekësh i cili ka patur kurajon që të sulmojë dy grabitësit me karrige, duke e pësuar me një plumb.
Nga raportimet e para, byrekshitësi është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që pronari i pikës së sulmuar, edhe ai ka marrë një plumb dhe është në rrezik.
Si byrektorja e si pika e këmbimit valuator ishin afër njëra-tjetrës.
Sakaq, policia ka mundur të kapë njërin prej autorëve, së bashku me çantën me paratë e rrëmbyera. /tesheshi.com/