Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tentativa për të krijuar “Polin e Tretë” dhe shifrat Meta-Berisha kundër Rama-Basha

by te Sheshi
27/11/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Tentativa për të krijuar “Polin e Tretë” dhe shifrat Meta-Berisha kundër Rama-Basha

Deklaratat e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, se “kundër reformës në drejtësi janë vetëm deputetët kriminelë dhe të korruptuar” u shoqëruan me paralajmërimin se SHBA mbështet fort dratin e hartuar nga ekspertët e SHBA-së dhe BE-së.

Por në thelb, qëndrimi i ambasadorit Lu shkonte pikërisht tek një përpjekje për krijimin e një “Poli të Tretë” në Kuvend që synon të vendosë veton për reformën në drejtësi në mënyrë që ta bëjë nul përpjekjen e ndërkombëtarëve për një konsensus PS-PD për të miratuar me 92 vota ndryshimet kushtetuese, të cilat krijojnë një këshill gjyqësor të ngritur po nga shumica kuvendore dhe një prokuror me mandat 10-vjeçar që zgjidhet me numrin e votave me të cilat miratohet Kushtetuta.

Pikërisht pas kësaj përpjekje kanë ardhur sinjalet e koduara që janë kundër një pakti të tillë dual, sinjale që përkthehen qartë me frazën e Ilir Metës: “Kur unë dhe doktori themi po, atëhere bëhet”.

Për ta sqaruar sa më qartë: Partia Socialiste ka 63 deputetë në Kuvend dhe, vetëm dhe nëse i bashkon me 40 votat e PD-së, atëherë Kushtetuta ndryshohet pa nevojën e LSI-së dhe prokurori zgjidhet kollaj, duke krijuar kushtet edhe për një pakt për Presidentin e Republikës, por edhe për ndoshta zhvillime që kanë të bëjnë  me qeverinë.

Duke parë këtë situatë, siç u pa edhe në seancën e djeshme nga fjalimet e Berishës, por edhe nga intervista e Eduard Selamit, “doktori” ka lëshuar mesazhet në partinë që është larguar se asnjë pakt nuk do të bëhet pa lejen dhe izmën e tij.

U pa kjo që në kthimin e të ashtuquajturit amandament për testin e drogës, i cili u hoq si nga Basha ashtu dhe Bylykbashi që arritën paktin me PS-në, por që më pas e gjitha kjo u zhvleftësua. Me këtë qëndrim nuk janë të sigurta të gjitha votat e PD-së për reformën në drejtësi.

Por e gjithë dilema është: sa vota ka Berisha në grupin e PD-së që mund t’u bashkohen atyre të Ilir Metës për të krijuar aksin “anti-reformë”?

LSI ka rreth 20 deputetë dhe, për ta kërcënuar paktin Rama-Basha i duhen më shumë se 20 deputetë nga ana e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së, pothuaj të gjithë parlamentarët e tij i ka krijuar ai si politikanë dhe ka dhënë viston për zgjedhjen e tyre në Kuvend. Por prej disa kohësh është faktuar se një pjesë e tyre nuk i qëndron “doktorit” në besnikëri të verbër ashtu siç ndodh me parlamentarët e LSI-së ndaj Metës.

Rasti i Mesila Dodës nuk është i vetmi, por këtu bëhet fjalë për numra. Ilir Meta ka nisur që të kërkojë shifra edhe brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste për t’i hequr Ramës mundësinë e unitetit të brendshëm.

Dhe përveç Ben Blushit që është anti-Rama e që ka gjasa të marrë qëndrim refraktar edhe për ndryshimet kushtetuese, mësohet se edhe disa të ashtuquajtur “senatorë” kanë marrëdhënie të mira me Ilir Metën.

Ky i fundit, në vizitat që ka bërë jashtë Shqipërisë ka marrë me vete disa nga ata, të gardës së vjetër, duke u nisur nga Gramoz Ruçi, Arta Dade, Namik Dokle, por edhe deri te Musa Ulqini.

Me një fjalë ka nisur një garë e vërtetë numrash që duket që Edi Rama po e shikon nga ballkoni  ose më saktë nga avioni, të cilit ka shumë kohë që nuk i ulet. Ai është në kërkim të financimeve që do ta bënin buxhetin e tij të fortë për të nisur një ofensivë politike me krahë të mbrojtur.

Por mosndërhyrja e Edi Ramës deri tani është shpjeguar si pafuqi nga komentatorët. Të tillë ata analizuan mënyrën si u pranua kandidatura e Ylli Manjanit në postin e ministrit të Drejtësisë, ndërkohë që ka qenë një nga sulmuesit më të mëdhenj të Edi Ramës. Gjë që në fakt ka shumë arsye për t’u komentuar në këtë mënyrë.

Por një diplomat që vëzhgon me vëmendje zhvillimet politike në vend, i tha tesheshi.com se kemi të bëjmë me një lojë nervash për të mos u dëshifruar pasi lëvizjet do të bëhen në momentin e fundit.

Madje edhe për lëvizjen e Selamit që disa analistë e shohin si të mbështetur nga “doktori”, diplomati perëndimor mendon të kundërtën. “Në atë studio është zhvilluar edhe një intervistë tjetër, e cila tronditi opinionin publik dhe vetë të intervistuarin”. Natyrisht e kishte fjalën për intervistën e Ilir Metës që u zhvillua gjatë vizitës së tij në SHBA.

Pra dilema ende e pazgjidhur është: sa deputetë minus kanë Rama dhe Basha në grupet e tyre?! Javën e ardhshme pritet të bëhet një verifikim final. Që në mbledhjen e ditës së hënë…

/tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Opozita nis manifestimin nesër me himnin kombëtar

Opozita nis manifestimin nesër me himnin kombëtar

Zhduket bariu në Përmet, policia e kërkon me alpinistë

Zhduket bariu në Përmet, policia e kërkon me alpinistë

Jahjaga tek “Adem Jashari”: shumë shpejt do armatosemi

Jahjaga tek “Adem Jashari”: shumë shpejt do armatosemi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni