Në një letër drejtuar presidentit francez Emmanuele Macron, Mbreti Salman paralajmëron se do të marrë “masat e nevojshme” në qoftë se Doha blen një sistem mbrojtës nga Rusia.
Arabia Saudite, një nga vendet që marrin pjesë në bllokadën e Katarit, ka kërcënuar veprime ushtarake fqinjin e saj të Gjirit nëse prokuron sistemin e mbrojtes ajrore S-400 rus, publikuar si fakt nga gazeta franceze Le Monde.
Sipas tij, ky sistem cenon sigurinë e Saudisë
“Në një situatë të tillë, Mbretëria do të ishte e gatshme të merrte të gjitha masat e nevojshme për të eleminuar këtë sistem mbrojtës, duke përfshirë edhe veprimet ushtarake”, citon Le Monde letrën e mbretit Salman.
Në janar, ambasadori i Katarit në Rusi tha se negociatat për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore ishin “në fazën e avancuar”.
Por nga ana tjetër po këtë sistem, S-400-ën ruse, Mbreti Selman ka nënshkruar me Moskën për ta blerë. /tesheshi.com/