Arabia Saudite dhe shtetet tjera arabe thuhet të kenë pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rivendosjen e trupave amerikane në Gji – raporton AA.
E përditshmja Asharq al-Awsat, duke cituar burime nga Gjiri, shkruan se rivendosja e trupave amerikane do të bëhet në përputhje me marrëveshjet dypalëshe mes Uashingtonit dhe shteteve të Gjirit.
Gazeta në fjalë nuk ka përmendur emrat e shteteve të Gjirit, megjithatë shkruan se rivendosja e trupave amerikane është kundërpërgjigje e aksionit të përbashkët kundër Iranit.
Ndërkohë, burimet diplomatike arabe thanë se aktualisht po mbahen kontakte për të organizuar një samit arab në prag të një samiti islam të planifikuar në Mekë, më vonë këtë muaj.
Javën e kaluar, presidenti iranian Hassan Rouhani tha se Irani do të rifillojë pasurimin e nivelit të lartë të uraniumit në nivele të ngushta armësh nëse interesat e Teheranit në marrëveshjen bërthamore nuk mbrohen brenda 60 ditëve. AA – /tesheshi.com/