Policia izraelite ka arrestuar myftiun e Jerusalemit, shejh Muhammed Husejin. Ku akt pason atë të vrasjes së tre personave mëngjesin e kësaj të premte, po nga policia izraelite, me pretendimin se kishin qëlluar mbi efektivë të saj.
Omer Husejin, djali i myftiut të Jerusalemit, i tha Anadoly Agency se Policia izraelite ka arrestuar duke përdorur forcë ndaj tij dhe se gjithçka ka ndodhur në kohën e mbërritjes në xhami për të falur namazin e xhumasë.
Më tej nuk jepet asnjë e dhënë mbi arsyet e arrestimit të myftiut.
Situata në terren duket e acaruar, pasi kompleksi Al Aksa është e rrethuar nga trupa izraelite. /tesheshi.com/