Është përshkallëzuar edhe më tej situata në lidhje me protestuesit e Kukësit, ç’ka ka sjellë një incident të rëndë në dyert e gjykatës së Tiranës.
Edmond Spaho, kreu i deputetëve të PD-së është gjakosur si pasojë e goditjes nga ana e trupave të policisë.
Ka reaguar menjëherë lideri i opozitës, Lulzim Basha që e ka cilësuar si një ngjarje të rëndë dhe “dhunë policore e diktaturës së Edi Ramës”.
Gjendja në Gjykatën e Tiranës paraqitet mjaft e nderë dhe priten zhvillime të tjera. /tesheshi.com/