Tension gjithmonë e më në rritje në brendësi të Bashkimit Europian, mbi temën e nxehtë të refugjatëve, të nesërmen e takimit mes Austrisë dhe vendeve të Ballkanit, ku nuk është përfshirë Greqia.
Ndërkohë që në Bruksel mblidhen ministrat e Brendshëm të BE-së, Athina thërret për konsultime ambasadorin e saj në Vienë, Chrysoula Aleiferi, “në mënyrë që të ruajë marrëdhëniet miqësore midis Greqisë dhe Austrisë”.
Objektivi kryesor i qeverisë helene është sintetizuar më së miri nga zëvendës ministri i Imigracionit, Ioannis Mouzalas: “Greqia nuk do të pranojë veprime unilaterale. Edhe ne mund ta bëjmë këtë gjë. Nuk di të pranojmë të shndërrohemi në Libinë e Europës dhe në një magazinë shpirtrash, që kjo të na sjellë rritje të fondeve”. /tesheshi.com/