I fshehur në një luginë të alpeve italiane, tempulli madhështor i Njerëzimit përmban nga mrekullitë e ndryshme si piramida me mure pasqyre, sfera kristali dhe një dhomë që quhet “Lugina e Ujit”.
Përveçse është e pozicionuar nëntokë, kjo ndërtesë ka dhoma rreth 25 metra të larta. E veçanta është se kjo ndërtesë nuk është projektuar nga arkitektë apo ndërtuar nga profesionistë, por nga njerëz të thjeshtë.
Ndjekësit e Oberto Airaudi, i cili themeloi Federatën e Damanhur, patën filluar të ndërtonin një tempull në fillim të vitit 1978, por në vitin 1992 qeveria italiane e shembi me dinamit me ta zbuluar.
Ditëve të sotme ata ende jetojnë në Damanhur 30 kilometra në veri të Torinos. /tesheshi.com/