Në Uttar Pradesh të Indisë ka filluar ndërtimi i një tempulli hindu 213 metra të lartë, e cila pas përfundimit do të jetë ndërtesa më e lartë fetare në botë.
E projektuar nga firma indiane InGenious Studio, struktura (e quajtur “Vrindavan Chandrodaya Mandir”), do t’ia kalojë edhe kishës në Ulm të Gjermanisë, e cila me 161 metra lartësi mbahet si objekti fetar më e lartë në botë për momentin.
Struktura e cila është rezistente ndaj tërmeteve, do të ketë 70 kate-nivele dhe do të mbulojë një sipërfaqe më të madhe madje edhe se bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan, dhe do të përfshijë një shumëllojshmëri të objekteve fetare dhe kulturore – si dhe një park me atraksione të ndryshme për argëtim.
Ajo do të jetë i rrethuar nga objekte të tjera sociale dhe banimi, të vendosura në një zonë të pyllëzuar, në një sipërfaqe prej 12 hektarë.
Puna e tanishme është përqendruar në themelin e ndërtesës prej 54 metra të thellë, e cila do të përmbajë 511 shtylla. /tesheshi.com/