Temperaturat e larta kanë shkaktuar viktimat e para në Europë.
Vala e të nxehtit ekstrem ka vënë në gadishmëri disa shtete, në të cilat janë udhëzuar qytetarët dhe turistët të shmangin orët e pikut.
Si pasojë e këtyre kushteve meteorologjike, dy persona kanë humbur jetën në Poloni dhe Rumani.
Ekspertët kanë paralajmëruar të moshuarit dhe fëmijët që të mos qëndrojnë jashtë në orët e mesditës, kohë kur temperaturat arrijnë vlerat maksimale. /tesheshi.com/