Sot ka një eveniment aristokratik në Tiranë. Martohet princi Leka Zogu me vajzën e aktores Yllka Mujo, Elia Zaharia.
Tirana ka qenë pjesë e një shfaqeje mondane ku makina relike kanë shëtitur në bulevard, ndërkohë që policia ka bllokuar trafikun duke siguruar me rreptësi vijëshmërinë normale dhe qetësinë e personave VIP që ishin të ftuar.
Një nga dasmorët e famshëm, ose më mirë më i famshmi, ishte vëllai i mbretit Mohammed VI të Marokut, Princi Moulay Rachid.
Ai ka kërkuar një autokolonë me Mercedes të prodhimit të fundit, por që Parku i Delegacioneve nuk ia ka siguruar dot. Në momentin e fundit, automobilët luksozë janë marrë me qira në Mal të Zi.
Ndërkaq, me princin e Marokut, ka pasur edhe të tjera telashe, pasi asnjëra nga suitat që kanë hotelet e njohura të mëdha në Tiranë nuk i plotësonte standardet.
Një hotel i ndërtuar së fundmi, është pranuar nga suita e obortarit maroken.
Ndërkaq, sot për një kohë është bllokuar edhe trafiku në bulevardin qendror të Tiranës, çka ka irrituar shumë qytetarë që janë shprehur të revoltuar në rrjetet sociale. /tesheshi.com/