“Serbia dhe Kosova janë zotuar për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike,” tha Presidenti i SHBA Donald Trump pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës, ku firmosën Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Avdulah Hoti.
“Të dy vendet, duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, kanë arritur të bëjnë një hap të madh përpara,” tha presidenti i SHBA.
Hoti tha se ishte arritur një marrëveshje me Serbinë, një hap përpara që “duhet të çojë në njohjen reciproke midis dy vendeve”.
Sipas Associated Press, Serbia ka njoftuar se do të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Aviv në Jeruzalem dhe Kosova do të njohë Izraelin.
Kjo është pjesë e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara, dmth Trump, i cili ndërmjetësoi në nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të premten në mbrëmje se duke zhvendosur ambasadën e saj në Jeruzalem, Serbia do të bëhej “vendi i parë evropian” që ndjek shembullin e Shteteve të Bashkuara.
Fotografitë e një marrëveshjeje të nënshkruar nga zyrtarë serbë dhe kosovarë me presidentin e SHBA u zbuluan në Twitter.
Ndërkohë, pritet që nga ora në orë të dalin detaje nga marrëveshja.
Për kryeminstrin Rama, ajo s’është gjë tjetër veçse Shengeni rajonal, një inisiativë e tij, Vuçiçit dhe Zaevit, mbështetur fort nga SHBA dhe BE. /tesheshi.com/