Sa më afër fytyrës ta mbani telefonin ose librin, aq më shumë lodhen sytë. Në këtë rast mund të shkaktohet miopia (çrregullim i të parit nga afër). Përdorni rregullin 20-20-20. Çdo 20 minuta bëni një pushim dhe shikoni një objekt 20 metra larg për 20 sekonda.
Mënyra si shikoni tek ekrani i pajisjeve elektronike mund t’ju dëmtojë shikimin. Drita blu tek pajisjet elektronike mund të shkaktojë degjenerim makular, sëmundje që dëmton gradualisht retinën e syrit. Dritat e kompjuterit janë ata që e dëmtojnë më shumë shikimin.
Nëse qëndroni shumë para kompjuterit, duhet të merrni patjetër syze, edhe nëse mendoni se nuk keni asnjë problem me shikimin. Picërrimi i syve para ekranit të kompjuterit mund të shkaktojë “sindromën e vizionit të kompjuterit”, tharje të syrit, lodhje dhe dhimbje./tesheshi.com/